Flash News

Ditari i Opozitës

“Jemi në autokraci”, Salianji: Institucionet e pavarura në garë kush t’i shërbejë më shumë Ramës

“Jemi në autokraci”, Salianji: Institucionet e pavarura në

Deputeti demokrat Ervin Salianji është shprehur i indinjuar nga përjashtimet Tedi Blushit dhe kryetarin e grupit të këshilltarëve të Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari për dy muaj nga punimet e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Duke folur në Ora News, Salianji tha se ajo që ndodhi atje, është një fotokopje e asaj që ndodh në Kuvendin e Shqipërisë.

“Sot kemi një regji dhe një autokraci, ku kjo mazhorancë nuk lejon askënd të flasë apo të denoncojë problemet.

Kur themi që jemi në regjim nisem nga matja e disa indikatorëve të funksionimit të një demokracie në një vend. Dhe sot jemi plotësisht në një autokraci, pasi regjimet nuk kanë asnjë indikacion tjetër se sa nënshtrim i të gjitha institucioneve në vullnetin e një individi të vetëm.

Pra, sot praktikisht nuk ekziston një parlament, nuk ekziston sot fatkeqësisht asnjë institucion tjetër i pavarur që të bëjë rezistencë ndaj pushtetit të Edi ramës, por janë në garë kush t’i shërbejë më shumë këtij pushteti, dhe kjo nuk përjashton atë që ndodh në pushtetin lokal", u shpreh ndër të tjera ligjvënësi demokrat Ervin Salianji.

 

 

Të fundit