Flash News

Ditari i Opozitës

"Jemi në kontakt të vazhdueshëm", Xhixho tregon porositë që jep Meta nga qelia

"Jemi në kontakt të vazhdueshëm", Xhixho tregon

Zv.Presidente e PL-së, Erisa Xhixho ka rrëfyer se si i mban lidershipi i kësaj partie kontaktet me Ilir Metën, i cili ndodhet në qeli në burgun 313, pas kërkesës së SPAK.

Duke folur në News24, Xhixho tha se janë me të në kontakt të vazhdueshëm, madje ai u jep edhe porositë se çfarë duhet të bëjnë.

“Kemi qenë të përgatitur për skenarin e arrestimit të Metës. U përdor drejtësia për arrestimin e kundërshtarëve politikë.

Kemi qenë në dijeni, në sensin e marrjes së masave, për çdo skenar. Porositë e Metës janë që të jemi në kontakt me qytetarët, të vijojmë denoncimet, të vijojë aksioni opozitar.

Meta është në kontakt të plotë me lidershipin e partisë”, tha Xhixho.

 

Të fundit