Flash News

Ditari i Opozitës

"Jemi në krizë, ka rënë konsumi", Tabaku me bizneset e vogla: Taksat e larta shkatërruan ekonominë

"Jemi në krizë, ka rënë konsumi", Tabaku me
Foto gjatë takimit

Ish-deputetja Jorida Tabaku ka zhvilluar takime me bizneset që gjenden në  bulevardin Petro Nini Luarasi, ku është njohur nga afër me shqetësimet e tyre. Ndër problematikat kryesore që ajo evidenton janë taksat e larta, mungesa e konsumit që ka ardhur si pasojë e krizës me të cilën po përballen familjet shqiptare.

“Jemi në krizë. Blejnë njerëzit por jo si kanë pas blerë”, u shpreh pronari i një marketi.

Tabaku u ka sqaruar planin e PD për biznesin. Ajo ka thënë se opozita ka në qendër biznesin familjar, të vogël dhe atë të ndershëm. Sipas saj, problemi sot është mungesa e mbështetjes nga ana e qeverisë.

“Edi Rama dhe Erion Veliaj janë dështimi më i madh i 30 viteve të demokracisë. Kanë rritur taksat, kanë shkatërruar ekonominë, kanë  larguar shqiptarët  nga vendi. E kanë bërë Shqipërinë pronë të 5 vetave. Ne duam që në qendër të ekonomisë sonë të jetë biznesi familjar, të jenë njerëzit e ndershëm që punojnë, për këtë arsye kemi angazhime që ndihmojnë konsumin dhe ju ndihmojnë juve të ngriheni në këmbë”, tha ish-deputetja

Të fundit