Flash News

Ditari i Opozitës

"Jemi në luftë për të mbijetuar" Bardhi me qytetarët në Patos: Të kthejmë shpresën dhe rininë

"Jemi në luftë për të mbijetuar" Bardhi me

Drejtuesi politik i PD në Fier, Gazment Bardhi ishte sot në Patos, ku zhvilloi disa takime me qytetarë të ndryshëm në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 11 majit.

Bardhi që është dhe drejtues politik i qarkut të Fierit për Partinë Demokratike, ai shkruan në rrjete sociale se në Patos është vështirë të gjesh të rinj, për shkak të largimit nga vendi.

I shoqëruar edhe nga kandidati Fation Semanjaku, Bardhi thotë se në rast të fitoreje të PD-së, brenda 100 ditëve do rriten rrogat dhe pensionet.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit:

Të kthejmë rininë në Patos!

Në Patos është e veshtirë të takosh të rinj, sepse ata kanë ikur për të gjetur një punë. Një punë që qeveria ua premtoi për 12 vjet rresht dhe i zhgënjeu.

Me kandidatin Fation Semanjaku takuam shumë prindër të mbetur vetëm, familjarë që bëjnë përpjekje të mëdha për te mbijetuar në një vend pa mundësi.

Ne duhet të bëhemi bashkë për ta ndryshuar këtë gjendje. Partia Demokratike ka një program shumë të mirë për të rikthyer emigrantët në Shqipëri. Me lehtësimin dhe përjashtimin nga taksat, me subvencionet dhe heqjen e burokracive të stërzgjatura dhe korruptive, ne do të mund t’i kthejmë Patosit njerëzit e punës.

Brenda 100 ditëve të para, në Patos, në Qarkun e Fierit dhe në çdo qytet pensionistët do të marrim një pension mbi 200 euro. Rrogat do të rriten menjëherë, sepse çdokush meriton një jetë më të mirë dhe dinjitoze!

Vota për PD, për nr.1️⃣ është votë për familjen dhe mirëqenien!

Të fundit