Flash News

Ditari i Opozitës

“Jemi në terren me qytetarët”, Meta: Të tjerët takojnë policinë bashkiake me uniformë dhe pasdite atë pa uniformë

“Jemi në terren me qytetarët”, Meta: Të tjerët

Ilir Meta është shprehur se kandidatët e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” janë çdo ditë pranë qytetarëve duke u njohur me problematikat e tyre.

Kreu i Partisë së Lirisë tha se kandidatët e koalicionit janë transparentë, ndryshe nga kandidatët e PS që sipas tij nuk kanë guxim të dalin hapur dhe të prezantojnë programet e tyre.

STATUSI I ILIR METËS:

Ne jemi tërë ditën në terren me qytetarët. Kandidatët tanë janë tërë ditën në terren me qytetarët, ndërsa ata çfarë bëjnë?

Ata takojnë Policinë Bashkiake paradite me uniformë dhe pasdite takojnë Policinë Bashkiake pa uniformë.

Ata flasin me veten, ne flasim me qytetarët. Kandidatët tanë janë të hapur, janë transparentë, këta i lënë karriget bosh të kandidatëve të tyre nëpër studio, sepse nuk kanë se çfarë të thonë përpara qytetarëve.

Bashkë Fitojmë!

 

Të fundit