Flash News

Ditari i Opozitës

"Jemi një Meksikë e vogël", Alizoti: Këtu nuk vriten kandidatët sepse nuk luftohet droga

"Jemi një Meksikë e vogël", Alizoti: Këtu nuk

Deputeti i Grupit Parlamentar të PD-së, Tomor Alizoti e cilëson Shqipërinë si një Meksikë e vogël.

I ftuar në News 24, Alizoti tha se këtu grupet kriminale kontrollojnë gjithçka.

“E dini ju sa para droge qarkullojnë në Shqipëri? Grupet kriminale, grupet narko, kontrollojnë gjithçka, janë në ata që mbajnë këtë Qeveri në pushtet. Keni raportet e BND-së që flasin për mafien shqiptare, për lidhjet që kanë në Roterdam.

Në Meksikë u vranë kandidatët sepse iu shpall luftë karteleve, ndërsa në Shqipëri nuk kemi parë ndonjë luftë ndaj drogës, përkundrazi janë të lidhur me Qeverinë.

Një apartament në Tiranë kushton 3 mijë apo 4 mijë euro m2 dhe ky është një pastrim i madh parash. Rreziku i madh sot është narkokracia, sepse me paratë e drogës bën lobime marramendëse.

Shqipëria sot është një Meksikë e vogël. Opozitarizmi sot është pothuajse i pamundur, pasi nëse protestojnë 5 vetë, dalin 500 vetë që sulmojnë ata që protestojnë.

Jemi në një fazë shumë të vështirë, në një fazë që zhduken 500 mln euro dhe nuk reagohet”, tha Alizoti.

 

Të fundit