Flash News

Ditari i Opozitës

“Jemi para një vepre penale”, Bylykbashi: Rama po përdor në mënyrë brutale shtetin

“Jemi para një vepre penale”, Bylykbashi: Rama po përdor

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi komentoi incidentet e shënuara sot në përsëritjen e zgjedhjeve për bashkinë e Rrogozhinës.

Duke folur në Syri tv, ai u shpreh se kryeministri Edi Rama po përdor në mënyrë brutale shtetin, duke dërguar në Rrogozhinë makineritë shtetërore.  

“Vullneti negativ i Partisë Socialiste për t’i fituar zgjedhjet me shkelje penale të ligjit të kodit penal, nuk ndreqet. Edi Rama kështu i kupton dhe kështu i fiton zgjedhjet, duke përdorur në mënyrë brutale shtetin, duke sjellë këtu makineritë shtetërore dhe duke përdorur shitblerjen e votës.

Kështu që, sigurisht që ka pas tentativa të tjera, por fakti që pas rastit këtu pasi dhe dy tentativa të tjera është tregues. Dhe ajo çfarë unë dua të them është se ne nuk jemi thjeshtë përballë një shkeljeje por është shumë më shumë se sa kaq, është vepër penale një nga mënyrat që kodi penal evidentoI si instrument për shitblerjen e votës, pra zgjedhësi që është i detyruar të dokumentojë votën  pra se është ashtu siç i është kërkuar.

Unë pres që KQZ të jetë i ashpër me shkeljet, jemi vetëm në një bashki dhe dihet shumë mirë që shteti përqendrohet në një goditje frontale kështu që i vetmi garant ligjor në këto momente duhet të jetë KQZ i cili duhet të tregohet shumë i ashpër. Deklaratat në asnjë rast nuk duhet të jenë më gjysmë terma por duhet të jenë të drejpërdrejta, se nuk jemi para shkeljeve por përballë veprave penale, cënojnë sekretin dhe lirinë e votës, nga ana tjetër njerëzit kanë zgjedhur të votojnë”, tha Bylykbashi.

Në një qendër votimi, procesi u ndërpre për disa minuta, pasi një person fotografoi votën, ndërsa rastet e personave të paautorizuar që qëndronin në qendra votimi dhe të tentative për votim familjar, ishin të shumta.

 

Të fundit