Flash News

Ditari i Opozitës

“Jemi republikë sultjashi”, Ralf Gjoni: Marrëveshja me Pfizer duhej të vihej në dispozicion paraprakisht

“Jemi republikë sultjashi”, Ralf Gjoni: Marrëveshja me

Deputeti i opozitës së bashkuar, Ralf Gjoni, ka reaguar në lidhje me votimin e djeshëm në parlament për marrëveshjen me kompanine Pfizer.

 Në një intervisitë për “News 24” , Gjoni e cilësoi ngjarjen si skandal, pasi marrëveshja nuk iu vu në dispozicion për ta lexuar paraprakisht.

 “Dje ishte një hapje normale parlamentare. Dje, jashtë rendit të ditës, na thuhet se është diskutuar ideja për të futur në rend dite, në minutë të fundit, 3 projekt-akte. Unë kam kërkuar që të lexohet akti normativ. Ku jetojmë, në Republikë sultjashi?

Unë si deputet kam të drejtë të lexoj çfarë ne votojmë për qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Marrëveshja me Fizer duhet të na vihej në dispozicion. E keni vënë re se vendosin shumë ligje në minutë të fundit. Maxhoranca në parlament është shtypëse dhe arrogante.

 “Më duket absurde që lideri i një vendi ballkanik të bëjë si cub ndaj liderëve europianë. Kjo është paaftësi. Izraeli prsh është vend që ka shpërndarë shumë vaksina. Ky nuk është shtet, por Republikë sultjashi”, u shpreh Gjoni.

Të fundit