Flash News

Ditari i Opozitës

“Jemi të mënjanuar”, Duka: Nuk kemi konsultime me Bashën, komisionet hetimore të PD i morëm vesh në media

“Jemi të mënjanuar”, Duka: Nuk kemi konsultime me

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka shprehet se partitë e vogla aleate të PD janë mënjanuar pas përplasjes së brendshme që po ndodh në PD mes kreut të demokratëve, Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Nëse nuk do ishte kjo që ndodhi, do ishte më mirë sepse do ishte më unike PD-ja. Natyrisht edhe opozita do ishte edhe më e fortë. Ka një shans mendoj unë nëse kjo betejë vazhdon në rrafshin politik dhe në rrafsh idesh mund të mos sjellë përçarje të mëdha.

Ndoshta në të ardhmen do dalë më e fortë. Nëse kalon në problem personale, siç ka ndodhur, kjo mund të sjellë pasoja të mëdha. Duke qenë se PD ka një problem të madh, jemi të mënjanuar. I kemi lënë dhe na kanë lënë të qetë”, u shpreh Duka i ftuar në ABC.

Sa i përket komisioneve hetimore të ngritura nga PD së fundmi, Duka thotë se i kanë marrë vesh përmes medias.

Nuk kemi bashkërendim pozitiv. Edhe në ato pak seanca që kemi bërë vendimet që kemi marrë i kemi marrë individuale. Për komisionet e PD i marrim vesh në media. Nuk kemi pasur bashkërendim. Do ishte më mirë të kishte një tryezë për të dalë me vendime të përbashkëta. Basha pas deklaratës së Ramës, del dhe jep zgjidhjen e krizës me 7 pika, ndërsa Berisha thotë kjo nuk zgjidhet me 7 pika.

Fatkeqësisht që nuk do jetë kohë shumë e shkurtër për zgjidhjen e këtij problem. Pasi të sqarohet poli kryesor në PD do jetë më e mundur bashkërendimi i krahëve të opozitës”, shtoi Duka.

Të fundit