Flash News

Ditari i Opozitës

Jep dorëheqjen kryetari i PD në Lezhë

Jep dorëheqjen kryetari i PD në Lezhë

Kreu i Partisë Demokratike në Lezhë Zef Gjoka ka dhënë dorëheqjen. Ai ishte kryetar i kësaj dege të PD që prej 1 dhjetorit të vitit 2018.

Nuk dihen ende arsyet e këtij vendimi, por shkresa është paraqitur te strukturat qëndrore të partisë. Më herët, Gjoka ka qenë dhe deputet i kësaj forcë politike.

Raportohet se pas ikjes së Gjokës dhe teksa ende nuk ka një të emëruar të ri, ky post po menaxhohet nga deputeti Agron Gjekmarkaj, i cili është dhe drejtuesi politik i PD në qarkun e Lezhës

Një ditë më parë dha dorëheqjen dhe kreu i PD në Durrës, Ferdinand Xhaferraj për shkak se tashmë është deputet. Largime në masë nga strukturat e PD ndodhën në Korçë disa muaj më parë për shkak se demokratët nuk ishin dakord me linjën e ndjekur nga kryetari Lulzim Basha.

Të fundit