Flash News

Ditari i Opozitës

Jo më ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’, Berisha zbulon moton e protestës së 20 shkurtit

Jo më ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’,

Kreu i PD, Sali Berisha ka zbuluar sot moton që do të përdoret në protestën e madhe të 20 shkurtit.

Në fjalën që mbajti para mbështetësve demokratë të cilët protestojnë çdo pasdite poshtë banesës së tij, Berisha tha se më 20 shkurt motoja  nuk do të jetë më ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’, por do të jetë ‘Do të bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa’.

Berisha: Me 20 shkurt motoja jonë nuk do të jetë më ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’, motoja jonë do të jetë ‘Do të bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa’.

Si do ta bëjmë këtë?

Përgjigja është e thjeshtë. Sot rrugët kryesore të kryeqyteteve të Europës janë të paralizuara nga revoltat e fermerëve dhe kjo nuk është e pazakontë e Europës së lirë, por është pjesë e traditës së saj të lirisë dhe qytetarisë.

Sot janë fermerët, dje ishin jelekvedhët, ishin studentët dhe kështu është çdo vit apo çdo 6 muaj.

Por për çfarë bëhen këto protesta miq?

Për të ulur çmimet, për të ndaluar rritjen e moshës së pensioneve, për të përmirësuar jetën e studentëve. Kauza shumë të drejta.

Por kur krahasohen këto me problemet që ka Shqipëria, që kemi ne, këto kauza ngjajnë si thërrime, kur vetë demokracia në Shqipëri është e kërcënuar për vdekje.

Të fundit