Flash News

Ditari i Opozitës

"Jo vetëm Gjekmarkaj", Berisha: Është sulmuar edhe Gaz Bardhi për shkak të Olsi Ramës

"Jo vetëm Gjekmarkaj", Berisha: Është sulmuar edhe Gaz

Kreu i PD, Sali Berisha denoncon se policia ka dhunuar jo vetëm nënkrytarin e PD, Agron Gjekmarkaj.

Në një prononcim për mediat, kryedemokrati tha se i dhunuar sot në protestën e opozitës nga policia është edhe kreu i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi.

"Ai, sheh se, është nënkryetar parlamenti ky. Dhe thotë, meqënëse është nënkryetar parlamenti ky, harron që ky përfaqëson opozitën, dhe jo qeverinë, nuk mund të marrë pjesë në demonstrata. Kjo është arsyeja.
Sikundër, po kaq është adresuar sot Gaz Bardhi, për shkak të Olsi Ramës.
Se e vërteta është që Olsi është tani target, i jo një, por i disa agjencive ndërkombëtare për aktivitetin e tij prej trafikanti", tha Berisha. 

Të fundit