All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Jo vetëm Tuneli i Llogarasë, Berisha: Kam prova se Rama është autori i vërtetë në disa tendera

All - Paragraf - 1

Jo vetëm Tuneli i Llogarasë, Berisha: Kam prova se Rama

Kreu i PD Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, deklaroi se ka prova që Rama është autori i vërtetë që fshihet as tenderave.

All - Paragraf - 3

Berisha deklaroi se Balluku e ka kërcënuar Ramën kur i shkoi në zyrë, fill pasi SPAK i komunikoi akuzën. Kryedemokrati tregoi se Evis Berberi ka 403 minuta video të të gjitha llojeve dhe se Balluku ka fuqinë ta tërheqë Ramën me vete.

Berisha: Unë ju kisha informuar ju se Lubia, dhe ju lutem shumë mos i thoni Luba, se Luba shkon në drejtim të dashurisë, Lubia shkon në drejtim të kuçedrës. Ajo po merr me vetë Ramën. Unë ju kisha informuar se pse pas komunikimit të akt akuzës ajo shkoi direkt në kryeministri dhe i tha se “do të marr me vete” dhe për të qartësuar opinionin publik u detyrova ti referohem legjendës keni parë keni skeni parë një i vdekur me një të gjallë. Lubia e mori për krahu të nesërmen në selinë e PS dfhe me tonet më kërcënuese i tha se secilido që të flasë do të marr me vete.

Rama i palosur tha se skapi është kundër PS, Lubia nuk ka bërë asgjë, gjithë problemi është tek unë. Këtu informova se në debatin 7 orësh kur Rama në vetëmbrojtje si trumcaku që harron ato që bën, i kthehet dhe i thotë ato mesazhet na prishën shumë punë. Cilat mesazhi i thotë? Ato në celularin e Berberit. Por i tha që “mesazhet e tua janë shumë më keq, shumë më komprometuese. Ju rikujtoj se Evis Berberi vetëm në një celular 403 minuta video të të gjitha llojeve. Rama u palos. Unë kam sjellë provat, kam sjellë dokumentin në të cilin faktohet se jo vetëm në Tunelin e Llogarsë por edhe në tendera të tjera autori i vërtetë është Rama.

Të fundit