Flash News

Ditari i Opozitës

Jola Hysaj rendit arsyet: Pse çdo shqiptar duhet të jetë në protestën e 11 korrikut?

Jola Hysaj rendit arsyet: Pse çdo shqiptar duhet të jetë

Jola Hysaj, Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun PD, renditi arsyet pse çdo shqiptar duhet t’i bashkohet protestës së 11 korrikut, thirrur nga Partia Demokratike.

E ftuar në Syri TV, Hysaj listoi disa nga problematikat kryesore të vendit nga kushtet ekonomike deri tek ato socialet, për të cilat duhet të ngrihen shqiptarët në protestë.

"Në protestën e 11 korrikut, shkohet për qindra e mijëra arsye që qytetarët shqiptarë i hasin në përditshmërin e tyre.

Shkohet për pjesën e arsimit  ku 120 mijë shqiptarë aktualisht që flasim nuk kanë qenë një ditë të vetme , pranë strukturave arsimore, që do thotë po kalojmë në pjesën analfabetike , ku dhe gjatë kohës se regjimit komunist nuk kishte një sistem kaq të lartë.

Nga ana tjetër, pse ne duhet të protesojmë me 11 korrik?

Në përditshmëri secili prej nesh has taksa shumë të larta, ku zoti Rama me një krenari të jashtëzakonshme , foli për taksën progressive, por kjo taksë progresive e cila vetëm rritet dhe të ardhurat janë gjithmone drejt fundit, mua më prek në përditshmërinë e të qenurit familjare, të qenurit nënë, bijë, sepse kjo është arsyeja që të rinjtë po ikin.

Dhe pse gjendja ekonomike, sociaale, psikologjike, është gjithnjë e më shumë në rënie. 

Kjo është arsyeja pse çdo shqiptar me datën 11 nuk duhet të vije vetëm për PD , por për familjen , e cila çdo ditë e më shumë po degradon", tha Hysaj.

Të fundit