Flash News

Ditari i Opozitës

Jorida Tabaku: Ku po shkojnë të ardhurat që vijnë nga rritja e çmimeve?

Jorida Tabaku: Ku po shkojnë të ardhurat që vijnë nga rritja

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar pas rritjes së çmimit të qumshtit dhe nënprodukteve të tij. Ajo thotë se shtrenjtimi i çmimeve nuk vjen vetëm si pasojë e luftës në Ukrainë, të cilën e konskideron një alibi.

Rritja e çmimeve ka sjellë më shumë të ardhura në buxhet. Tabaku ngre pyetjen se ku po shkojnë këto të ardhura, teksa evidenton se 1 në 3 shqiptarë nuk e ka të sigurt ushqimin.

Sipas Tabakut, të ardhurat duhet të shpërndaheshin sërish në favor të qytetarëve, duke hequr disa taksa.

“Në një vend ku 1 ndër 3 shqiptarë nuk e ka të sigurtë vaktin a nuk do ishte një politikë me sens rishpërndarja e të ardhurave që rriten prej inflacionit?! Patjetër që po!

Madje më e logjikshme do të ishte heqja e disa taksave që aplikohen në konsum ashtu që shqiptarët të kenë më shumë në kuletën e tyre. Heqja e talsave do qe zgjedhja dhe zgjidhja!

Fatkeqësisht jo! Qeveria aplikon politika të ngjashme si në kohë lufte dhe në kohë paqe! Pse?! Sepse me taksat e inflacionuara ajo paguan PPP/Koncesione.

Merrni inceneratorin e Tiranës që do të indeksohet me normën e inflacionit. Pra 30% e shqiptarëve mezi paguajnë bukën e tyre kurse inceneratori Tiranës merr milionat shtesë nga arka e shtetit”, shkruan ndër të tjera Tabaku.

Të fundit