Flash News

Ditari i Opozitës

Jozefina Topalli paralajmëron: Do kthehem në PD kur të largohet Basha

Jozefina Topalli paralajmëron: Do kthehem në PD kur të largohet

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka deklaruar se është e gatshme të rikthehet në PD vetëm nëse largohet Lulzim Basha si kryetar i partisë.

E në studion e “Zona Zero” në Top News, teksa ka komentuar përplasjet brenda Partisë Demokratike, Topalli thotë se aktualisht opozita është kthyer në fatkeqësi dhe fatalitet për vendin.

Ajo i mëshoi i idesë se pa larguar Lulzim Bashën nga PD, nuk largohet Edi Rama.

Unë kam thënë prej kohësh, kur të largojmë Lulzim Bashën, unë do të jem tek PD. Unë kam qenë me PD përpara se ajo të lindte. Këto lëvizje po bëhen për të rishikuar skenën politike shqiptare, do ketë ndikim rindërtimi, që do reflektojë dhe tek e majta.

Kjo opozitë është kthyer në fatkeqësi dhe fatalitet për vendin. Se me këto skandale që kanë ndodhur, qeveria nuk mund të rrijë e qetë, por ne kemi një njeri që rri në zyrë e mban peng opozitën.

Ai ka shitur opozitarizmin, nuk flet dot për asnjë problem nëse ti shton vila, shton biznese e pasurinë tënde në mënyrë të pajustifikuar, e bën seleksionim oligarkësh, se me njërin je bashkë ndërsa tjetrit i vendos gjoba. Faji nuk është vetëm tek Rama por opozita e shitur”, tha Topalli.

 

 

Të fundit