Flash News

Ditari i Opozitës

Jozefina Topalli rikthehet në PD, Berisha: Do të jetë anëtare e Këshillit Kombëtar

Jozefina Topalli rikthehet në PD, Berisha: Do të jetë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pohuar se ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli do të rikthehet në PD duke treguar se do të bëhet anëtare e Këshillit Kombëtar.

I ftuar në studion e “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, ish-kryeministri tregoi dhe dy drejtimet në të cilat po punohet për hapjen e Partisë Demokratike. Fillimisht, tha Berisha, do të rikthehen të gjithë vlerat e partisë dhe më pas do të bëjnë pjesë specialistë e ekspertë brenda dhe jashtë Shqipërisë.

“Ajo do të rikthehet në PD, do të jetë anëtare e Këshillit Kombëtar. Për hapjen, dy do të jenë drejtimet. Së pari, rikthimi i të gjithë vlerave në PD. Së dyti, afrimi me PD, i dhjetëra, qindra, specialistëve, ekspertëve, intelektualëve, të formuar, në Shqipëri dhe jashtë. Nëse patë KOP-in në 2005, ju garantoj se ai do të tejkalohet shumë herë. Po punohet intensivisht në këtë drejtim”, tha Berisha.

Të fundit