Flash News

Ditari i Opozitës

"Ju jep zë qytetarëve", Bardh Spahia: PD, e vetmja parti që realizon Primare

"Ju jep zë qytetarëve", Bardh Spahia: PD, e vetmja parti

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia komentoi procesin e primareve në Partinë Demokratike, duke theksuar se është e vetmja parti që realizon primare.

I ftuar në News 24, ai tha se ky proces është një mundësi për qytetarët të kenë zë në përzgjedhjen e kandidatëve.

Spahia ndau edhe përvojën e tij, duke theksuar se ka dalë i pari në primaret e PD në Shkodër dhe se ndihet mirë për këtë.

"Jemi e vetmja parti që realizojmë primare.  Procesi i jep zë qytetarisë. Unë dola i pari në primaret e PD në Shkodër dhe sigurisht që ndihem mirë për këtë.


PD është e vetmja parti politike që mban Primare për herë të tretë dhe unë kam qenë pjesëmarrës në të trija primaret", tha Spahia. 

 

 

Të fundit