Flash News

Ditari i Opozitës

"Ju vraftë zoti", qytetari 'shpërthen' në protestën e opozitës: Nënës me 8 fëmijë i prenë ujin

"Ju vraftë zoti", qytetari 'shpërthen' në

Simpatizantë dhe mbështetës të Partisë Demokratike janë grumbulluar në bulevardin “Zogu i Parë”, në kryqëzimin të Ministria e Drejtësisë, rreth 700 metër larg Sheshit Skënderbej, ku po mbahet samiti i liderve europianë.

Ata po protestojnë kundër farsës elektorale, siç i ka cilësuar kreu i PD, Sali Berisha, por një qytetar ka marrë fjalën duke sjellë rastin e një gruaje me 8 fëmijë nga komuniteti rom.

Sipas tij, asaj i është hequr asistenca, por edhe i është prerë uji i pijshëm. 

"Një nëne me 8 fëmijë i hoqën asistencën dhe i prenë ujin e pijshëm dhe tani pijnë ujë kanali. Ju vraftë zoti, mos i hëngshi lekët e këtyre fëmijëve në Yzberisht. Këta nuk u ngopkan. Merreni e futeni në burg këtë nënën", shprehet qytetari. 

 

Të fundit