Flash News

Ditari i Opozitës

Juglindja e izoluar, deputetja e PD: Banorët po paguajnë koston e korrupsionit

Juglindja e izoluar, deputetja e PD: Banorët po paguajnë koston e

Deputetja e Partisë Demokratike, Ledina Aliolli, ka ngritur në seancë plenare shqetësimin për bllokimin e Juglindjes, duke theksuar se situata ka sjellë izolim të disa bashkive dhe pasoja të drejtpërdrejta për ekonominë dhe jetën e qytetarëve.

Aliolli deklaroi se problematika nuk është vetëm teknike, por edhe politike, duke akuzuar për standarde të dobëta punimesh dhe mungesë përgjegjësie institucionale.

Alolli: Prej disa ditësh Juglindja është e bllokuar, një situatë e lajmëruar nga banorët dhe deputetët e zonës.

Në këto momente qytetarët në Korçë janë në protestë, sepse janë të izoluar. Është izoluar artieria kryesore e Juglindjes dhe nuk ndalet vetëm lëvizja por dhe jeta, ekonomia e mijëra familjeve shqiptare.

Është situatë e paprecedentë pasi ai ka sjellë izolimin total të bashkive Korcë, Pustec, Maliq, Prrenjas, Librazhd. Dhe pikërisht ky rajon i tërë ka sjellë problematika të mëdha. Banorëve u është përmbysur normaliteti duke ua kthyer lëvizjen në pengesë. Dhe pse kjo situatë e pandodhur më parë pse ka shpërthyer tani, sepse korrupsioni në punimet e aksit ka kushtëzuar në mënyrë të tejskajshme standardet dhe cilësitë e punimeve duke bërë që asfalti të ccahet dhe ura të bjerë. Ndërsa propaganda flet për rrëshkitje toke, shkaqe natyrore, ekspertët flasin për shkelje të rënda teknike, standarde të cënuara.

Të moshuar sot përballen me udhëtime të gjata, janë të sëmurë që humbin kohë në rrugë të zgjatura për të marrë shërbim.

A keni premtuar në Korçë një aeroport? 

Ku është gazifikimi i cili u shpall si zhvillim? Ku është stadiumi?

Por këto mbeten fjalë, ndërsa kryeministri zbriti në Korçë për të inauguruar të ashtuquajturin Poli i Dijes.

Të zbresësh për të inauguruar Polin e Dijes dhe të lësh një rajon të tërë të izoluar, ai është dështim.

Por nga ana tjetër është mungesë respekti, është karshillëk ndaj banorëve të qarkut të Korçës.

Dhe kur rrugët që kushtojnë më shumë shkërmoqen çdo ditë, problemi nuk është teknik, ai është politik, sepse për këtë situatë ka një përgjegjës dhe ai është Edi Rama. Izolimi i një rajoni të tërë nuk është aksident, është pasojë dhe kjo pasojë ka emër.

Ndërsa sot qytetarët protestojnë aty në Korçë, izolimi nuk do të pranohet si normalitet.

Të fundit