Flash News

Ditari i Opozitës

“Ka bashki ku jemi parti e parë”, Vangjel Dule tregon tri zonat ku do kandidojë në 14 maj

“Ka bashki ku jemi parti e parë”, Vangjel Dule tregon tri zonat

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka deklaruar se partia e tij do të kandidojë në tre zona për zgjedhjet vendore 2023.

I ftuar në “Zona Zero”, Dule tha se bëhet fjalë për bashki si Dropulli, Finiqi dhe Himara.

Sipas Dules, opozita duhet të kapërcejë vetveten dhe se partia e tij do të garojë përballë Ramës.

“Opozita duhet të kapërcejë vetveten, jemi në mision të vështirë, por jo të pamundur, së pari duhet të kemi parasysh se kemi përballë një pushtet autokratik, një demokraci që ka ardhur duke u tkurrur. Kemi zgjedhje që janë përkeqësuar nga pikëpamja e standardit evropian.
Fronti opozitar duhet të kompaktësohet një orë e më parë, të akumulojë të gjitha energjitë që i duhen për të përballuar këtë betejë.

Është gjë jo e mirë kur ke një qeveri që qeveris keq, por është akoma më keq kur ke një opozitë që nuk jep shpresë.  PDNJ do jetë përballë Ramës, do të kemi kandidaturat tona në tre bashki. Ka bashki ku jemi parti e parë ose e dytë”, tha Dule.


 

 

 

Të fundit