Flash News

Ditari i Opozitës

“Ka dokumente”, Berisha: Rama drejton sot një organizatë të vërtetë kriminale, pengon integrimin

“Ka dokumente”, Berisha: Rama drejton sot një organizatë

Berisha nga mbledhja e Këshillit Kombëtar: U rithemeluam se Shqipëria humbi nordin e saj evropian. Rama fajin e gjen te Europa dhe përpiqet ta kërcënojë. Fajin nuk e ka Europa, ka problemet e veta, por nuk janë arsye që na la në 8 vite me zero progres dhe na futën në skema tjera që devijojnë rrugën e integrimit. Ne na penguan lidhjet e Ramës me krimin. Bjellivuku i Beogradit është Dumani i Elbasanit, Një serial killer që vriste për llogari të bandave të qeverisë. Kush nuk dinte lidhjet me Ramën të bandës, Elbasanit, Durrësit, Shkodrës? Lidhjet e Ballës me Suel Çelën? Të gjithë i dinin, por tani kanë dalë sheshit. Disa muaj më parë në mediat ‘ujku i bardhë’ i Beogradit u bë personazh i krimit. Tani dal qartë se Ramën dhe Vuciu i bashkon krimi. Janë muri i bllokimit të procesit të integrimit.

Dokumente faktojnë se Rama drejton sot një organizatë të vërtetë kriminale. Thotë se nuk ulem dot për të vjedh në xhepa, por vjedh në cdo vendim.

Duhet të qëndrojmë në misionin tonë, të bindim shqiptarët se vendi bëhet nga ne. Kur të bindim se shpëtimi i vendit ëhstë shpëtimi i identitetit kombëtar, se destinacioni ynë nuk është Beogradi e Stambolli, por Brukseli. Ky mision përmbushet kur të hedhim poshtë insinuatat sloganet e tyre që vjedhin natën dhe ditën thërrasin rroftë SHBA. Ky është qëndrimi më antiamerikan. Rrezaton si avokate e lirisë dhe kurrë si mbështetje e plaçkitësve.

 

Të fundit