Flash News

Ditari i Opozitës

“Ka dosje në SPAK”, Berisha-Bashës: Je për në burg, Rama të mbrojti për dosjen Muzin

“Ka dosje në SPAK”, Berisha-Bashës: Je për në

Ish kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të kreut të PD, Lulzim Basha i cili ka deklaruar se bashkë me familjen e tij ka dosje në SPAK.

Nga ‘Foltorja’ e Kurbinit, Berisha e hodhi poshtë këtë akuzë dhe shton se Prokuroria nuk ka pranuar asnjë nga paditë e Edi Ramës për dhjetëra vendime qeverie, sepse ka zbatuar ligjin. 

"Pretendon se paskësh dosje në SPAK, unë dhe fëmijët e mi. Së pari, fëmijët e mi nuk kanë patur asnjë dosje, asnjë çështje. Sali Berisha kurrë nuk ka patur. Ju bëj me dije se Edi Rama prej tre vitesh ka dërguar me dhjetëra vendime qeverie në SPAK dhe Prokurori, që të gjitha janë kthyer se Sali Berisha ka zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin", tha Berisha.

Po ashtu, Berisha i ka kujtuar Bashës dy dosjet në ngarkim të tij, atë të lobimit me Nick Muzin dhe 'Toyota Yaris'. 

Berisha thotë se Basha është për t’u futur për burg, si dhe tregon se si me ndërhyrjen e Edi Ramës, dosja hetimore u mbyll pa dhënë drejtësi. 

"Zoti Basha dil dhe thuaju pak demokratëve për dosjen e Nick Muzin, dosje për të cilën je i përshtashëm për qeli në Shqipëri dhe SHBA. Unë i kam konkrete gjërat. E dini ju çfarë ndodhi me dosjen në apel? Nëse ndonjëri prej jush merr një vendim që s'i përshtatet të drejtës, prokurori e çon nga shkalla në shkallë, e detyron ligji ta çojë në Gjykatën e Lartë.Me urdhër të Edi Ramës, transportuar nga Agaçi, prokurori dosjen ku Basha akuzohej për larje parash nuk e çoi në Gjykatën e Lartë.

Thuaju demokratëve Lul pse ta bëri Edi Rama këtë nder? Po të ishe i pastër dosja shkonte atje dhe merrje pafajësi nga Gjykata e Lartë.

Po kaq e zezë për ty është dosja Toyota Yaris. Denoncoi në Parlament se do të vijnë 5 mln eurto, të ngarkuara në disa Toyota, do vijnë ditën e shtunë, në këtë këtë orë. I them nga e more vesh këtë? Se ishte gjë konkrete, Toyota Yaris, 5 mln euro, më mori një kamarier nëq telefon, më thotë. I them bërë një gabim të madh, se u the atyre mos ejani se do t'ju arrestojnë. PO ndiqen me GPS, më tha. Mirëpo, megjithëse e morën vesh, atas erdhën ne Durrës, por 1.5 mln euro i përlanë të tjerët, i ndanu me Taulantin, se ça ndodhi nuk u mor vesh. Më vonë i thonë gazetarët se t'i Lul shkove dhe bëre fushatë te këta që kishin Toyota Yaris.

Vijnë hetuesit belgë për të marrënë pyetje Lulzim Bashën, ai zhduket. I them duhet të shkosh se është shumë e dyshimtë kjo që ke bërë. Nuk shkoi. Tani duhet t'i them këtu se Toyotën e ndave me Taulantin ose klanin kriminal, por pa e zbardhur atë do kesh vështirësi të mëdha. Edi Rama është sot, nesër ikën, t'i do të përballesh me drejtësi për Toyota Yaris", u shpreh Berisha. 

Të fundit