Flash News

Ditari i Opozitës

“Ka filluar takime”, Bardhi tregon lëvizjet e Bashës pas dorëheqjes: E mora në telefon, ishte në fshat

“Ka filluar takime”, Bardhi tregon lëvizjet e Bashës pas

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka treguar se cilat kanë qenë lëvizjet e Lulzim Bashës pas dorëheqjes si kryetar i PD.

Dike folur në ‘News 24’, Bardhi tha se nga bisedat telefonike që ka patur me të, Basha kishte zhvilluar takime me demokrat në një fshat.

“Nuk e shikoj që misioni i tij të ketë marrë fund. Basha ka një kontribut të jashtëzakonshëm në PD dhe ka për të dhënën akoma. Akti i tij ishte për të ndihmuar PD-në. Ne gjendjen ku është PD, tërheqja e tij duke marrë me vete edhe Berishën është një zgjidhje për PD-në. Akti që ka ndërmarrë ai në situatën e krijuar është zgjidhja më e mirë për PD-në. Du ata falenderoj që ai kapërceu vetveten dhe interesin e tij duke menduar interesin e demokratëve.

Jam krenar që kam qenë dhe vazhdoj të jem një prej bashkëpunëtorëve të tij më të afërt. Ai na tregoi se betejën e bërë gjatë gjithë kësaj kohe nuk e kishte bërë për karrigen e kryetarit. Kam pasur kontakt, kishim një telefonatë pasi Basha kishte zhvilluar një takim me disa demokratë në fshat. E mora vesh dhe e telefonova për ta pyetur për këtë gjë. Ishte telefonatë jashtë zhvillimeve aktuale në Partinë Demokratike", u shpreh Bardhi. 

Të fundit