Flash News

Ditari i Opozitës

"Ka fshehur dënimin me burg në formularin e dekriminalizimit"/ PD kallëzon në Prokurori kandidatin e PS në Shkodër, Ervin Doda

"Ka fshehur dënimin me burg në formularin e

Partia Demokratike ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës ndaj kandidatit të Partisë Socialiste për deputet në qarkun Shkodër, zona e Fushë-Arrëzit, Ervin Doda. Në kallëzimin e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, Doda akuzohet për fshehje të të dhënave në formularin e dekriminalizimit, duke mos deklaruar një arrestim dhe qëndrim 5-mujor në burg.

Sipas kallëzimit të dorëzuar nga PD, Ervin Doda është arrestuar në vitin 2016 dhe ka qëndruar në paraburgim për rreth pesë muaj, nën dyshimet për kryerjen e veprave penale të kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje. Megjithëse në përfundim të procesit gjyqësor ai është shpallur i pafajshëm, PD thekson se mosdeklarimi i këtij fakti përbën shkelje të ligjit për dekriminalizimin dhe kërkon që Prokuroria të nisë menjëherë hetimet, raporton Ballkanweb. 

"Ka fshehur dënimin me burg në formularin e"Ka fshehur dënimin me burg në formularin e"Ka fshehur dënimin me burg në formularin e

Të fundit