Flash News

Ditari i Opozitës

“Ka karizmën e Berishës”, Debat në ‘Politiko’ për Kuvendin e 30 prillit: Ndryshime statutore sjellin ndryshime të mëdha

“Ka karizmën e Berishës”, Debat në

Partia Demokratike mbledh nesër Kuvendin Kombëtar, i cili nis në orën 10:00 dhe do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Ky zhvillim i pritshëm ka krijuar debat në studion e ‘Politiko’ në Top Neës mes të ftuarve.

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Enno Bozdo thotë se Kuvendi përmbyll etapën që u hap në kuvendin e 11 dhjetorit, ndërsa anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Gazment Oketa, konstaton se Kuvendi ka zërin e karizmën e Sali Berishës në vetvete.

Nga ana tjetër, analisti Ervis Iljazaj thotë se Kuvendi i nesër është triumfi i Berishës, dhe nuk është përbashkues.

Pjesë nga debati:

Bozdo: Kuvendi përmbyll etapën që u hap në kuvendin e 11 dhjetorit. Ndryshimet statutore sjellin demokratizim të fortë të jetës politike, kthimi i votës në cdo instancë, roli i primareve...

Lela: Oketa konstaton se janë nën zërin e karizmën e Berishës...

Bozdo: Nuk është ekzaktësisht kështu. Ka qenë nevojë e PD duke parë modelin e lidershipit të dështuar, u zhbënë institucioneve të partisë, ka qenë kërkesë e brendshme. Berisha është njeri i fortë politik. Ato që solli Berisha janë përqafuar nga masiviteti i demokratëve. Bashkimi në bazë duhet të ndodhë, është më i rëndësishëm.

Iljazaj: Propozimet e palëve ishin të parealizueshme. Të dyja palët nuk bashkohen dot më. Kuvendi i nesër është triumfi i Berishës, rikthimi i PD, nuk është kuvend përbashkues. Është vendim i shumicës. Ky rikthim do konsumohet, se ku shkon nuk dihet. Do jetë rikthim jo i suksesshëm. Bashkimet pas 6 marsit ishin hipokrizi.

Oketa: Ndryshime statutore sjellin ndryshime të mëdha. Është fakt që Berisha do kandidojë dhe do shkojë në pozicionin e kreut të PD. Basha vazhdon përpjekje me takime gjysmë ilegale. Basha e Berisha kanë qenë një. Pas 6 marsit ka fitues, zoti Berisha dhe alternativa e tij në PD dhe Basha duhet ta pranojë këtë realitet si edhe Alibeaj. Duhet vendimmarrje politike për të ndaluar për ta zgjidhur përpjekjet me procedurat ligjore. Fatet e demokracisë shqiptare nuk varen nga një individ.

Të fundit