All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

“Ka korrupsion”, Oketa: Çfarë fshihet pas shembjes së pallateve mbi 50 vjeçare që do Rama të shembë

All - Paragraf - 1

“Ka korrupsion”, Oketa: Çfarë fshihet pas shembjes

Ish-deputeti i PD-së, Gazment Oketa ka komentuar nismën e qeverisë lidhur me shembjet e pallateve mbi 50-vjeçare.

All - Paragraf - 3

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai tha se nuk mund të shembet godina pa disa normativa dhe pa pasur një bazë për të ndërtesës.

“Ne shqiptarëve nuk na ka ngelë për të shpikur rrotën, por ne e marrim rrotën dhe e deformojmë sipas një realiteti shqiptar dhe disa interesave politike dhe ekonomike. Në dijeninë time, BE ka një komitet të hartimit të standardeve të projektimit, dhe ka që nga 2010 që kanë hyrë në fuqi normat dhe standardet europiane për projektimin e godinave të reja.

Ndërsa për analizën e riskut të  banesave  ekzistuese, është ngritur një komitet, ka hartuar një dokument, i është dhënë vendeve të anëtarësimit europian nëse përputhet, dhe brenda këtij kodi jepen dhe mënyrat se si mund të përforcohen ato godina që kanë nevojë për përforcim.

Pa një bazë të tillë pa disa normative nuk shkohet në godina. Shkoni në Bashkinë e Durrësit dhe shihni dokumentet e projekteve, e dosjet e plota, ju siguroj që të gjitha atyre projekteve as 4 nuk do u vendosin. Ka korrupsion. ”- tha ai.

 

Të fundit