Flash News

Ditari i Opozitës

"Ka mbetur pas", Gjikuria: Himara s’ka më kohë për të humbur

"Ka mbetur pas", Gjikuria: Himara s’ka më kohë

Kandidati i opozitës për kryetar bashkie në Himarë, Petro Gjikuria ka nisur sot pasdite fushatën në Himarë për zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit. Ndalesa e parë, ku po zhvilloi prezantimin me banorët e zonës ishte Himara fshat.

Në fjalën e tij para mbështetëseve, Gjikuria tha se bashkia Himarë nuk ka më kohë për të humbur, një vend i bekuar sipas qe ka mbetur pas ndërsa bota përparon. 


“Sot Himara ka eurodeputetin e saj, erdhi momenti që të ketë edhe kreun e bashkisë. Për këtë shpalla edhe kandidaturën dhe ftova të gjitha partitë politike të mbështesin këtë kandidaturë. Për 12 vite patëm një kryetar bashkie partiak i punësuar i qeverisë që shpenzoi shumë kohë për të bërë shumë pak.

Kur himarjotët vendosën të ndryshonin kryetarin s’u lejuan, Himara mbeti pa kryetar. Qeveria i detyron kryetarët e bashkive të firmosin. Unë e dua Himarën, bashkia Himarë nuk ka më kohë për të humbur, një vend i tillë i bekuar ka mbetur pas ndërsa bota përparon, sot nuk është e denjë të vazhdojë kështu. Mora përsipër të marr një hap, të shpall kandidaturën time për kryebashkiak të Himarës, të ecim së bashku përpara për të nesërmen e Himarës”, tha mes të tjerash Gjikuria.

Të fundit