Flash News

Ditari i Opozitës

"Ka ndodhur mbi 130 herë", Berisha publikon videon: Operatori në Kamëz voton për qytetaren

"Ka ndodhur mbi 130 herë", Berisha publikon videon: Operatori

Kryedemokrati Sali Berisha vazhdon të denoncoi atë që e quan masakër elektorale të ndodhur më 14 maj.

Berisha ka publikuar në emisionin “Open” disa video ku pretendohet se nuk kanë votuar qytetarët në zgjedhjet lokale por operatorët.

Kjo sipas Berishës ka ndodhur në Kamëz, ku sipas tij një operator ka votuar 130 herë.

Hynë votuesja, nuk voton, por për të voton përgjegjësi, kjo ka ndodhur në Kamzës. Kam informacion që ka pasur raste kur një operator ka votuar 130 herë. Kësaj here nuk janë mesazhe, por kamerat e qendrës së votimit. Kemi denoncuar dhe me emra. Operatori nuk ka asnjë punë që të shkojë aty”, tha ndër të tjera Berisha.

Vendimi përfundimtar do jepet pasi të analizohen të gjitha të dhënat që disponojmë. Një numër i konsiderueshëm mandatesh i janë marrë Bashkë Fitojmë. 9600 votues në Durrës ka rezultuar se kanë votuar pa u verifikuar. Pa diskutim që kjo ndryshon rezultatin. Ne po nxjerrim tani për çdo rreth votuesit shëtitës. Këta janë fantazma të cilët në një verifikim të bërë, një drejtori i bashkisë së Tiranës kishte regjistruar 16 vetë në 4 apartamente të tij bosh…”, tha Berisha.



Të fundit