Flash News

Ditari i Opozitës

“Ka një dakordësi me Bashën”, Zheji tregon prapaskenat: Berisha do të marrë drejtimin e PD

“Ka një dakordësi me Bashën”, Zheji tregon

Analisti Artur Zheji ka zbardhur disa prej prapaskenave që përfliten në korridoret e PD-së, ndërsa Lulzim Basha ka thirrur sot në seli grupin parlamentar, anëtarët e kryesisë si edhe krerët e Partisë Demokratike nëpër rrethe.

I ftuar në ‘Pikat mbi I’ në ‘News24’ Zheji tha se mes Bashës dhe Berishës ka një dakordësi për të mos u krijuar grupe apo fraksione në PD.

Për fjalët e korridoreve, mendoj se ka një dakordësi mes Bashës dhe Berishës për të mos lejuar copëtimin e mëtejshëm të PD. Për të mos krijuar grupe apo fraksione. të grupi i Rithemelimit është vetë ustai dhe nuk del njeri nga gardhi. Por te PD ka një tendencë fraksionizmi.

Për të mos ndodhur kjo ka filluar në dijeninë time, sipas fjalëve të pakonfirmuara, por besoj që kanë një lloj peshe, bisedime për të ndalura këtë proces dhe për të shkuar drejt bashkimit të PD me Bashën një hap pas dhe me Berishën një hap para. Basha do të marrë pjesë në garën për kryetar të PD. Duke pasur parasysh statutin e ri të grupit të rithemelimit, do kemi gjëra të çuditshme të reja dhe interesante.”, tha Zheji.

Sipas tij, Berisha kthehet në PD për të marrë drejtimin e PD-së.

“Berisha merr pushtetin në dorë dhe konsiderohet i pushtetshëm para ndërkombëtarëve. Unë mendoj se ai do të vijë si kryetar i PD. Ai nuk mendoj se po mendon për pasardhës. Ka shumë kryetarë të PD në hije. Por doktori e ka ndarë mendjen, që do jetë 100% kryetar. Ai ka qenë koherent. Në planin personal, ai ka bërë një sforco personale. Ai është ginesi i një politikani që rikthehet në një moshë të respektueshme.

Berisha ndihet ai që është. i aftë për t’u rikthyer dhe për të mundur më të rinjtë. Një nga arsyet që shumë njerëz e kanë votuar, është dhe kjo e pabesueshmja që ai e ka bërë të besueshme dhe reale. Mendoj se doktori do të kthehet në krye të PD.”, tha ai.

Të fundit