Flash News

Ditari i Opozitës

"Ka një frymë fantastike fitoreje", Noka: Berisha po pritet si shpëtimtar

"Ka një frymë fantastike fitoreje", Noka: Berisha po pritet

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka foli rreth fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

I ftuar në emisionin Open në News24, Noka tha se ka një frymë fantastike fitoreje dhe se Sali Berisha po shihet si shpëtimtar.

"Është një frymë fantastike fitoreje që po përhapet në të gjithë Shqipërinë. Deri tani ka një rritje të admirueshme fushata jonë. Sali Berisha po pritet si shpëtimtar, si njeriu që prite të shpëtojë këtë vend. Kjo na jep të gjitha shanset që të parashikojmë një fitore bindëse.

Ne çfarëdo që të bëjë Edi Rama, jemi natë ditë në terren duke punuar të sigurt se jemi duke fituar. Termi gjumë për ne nuk ekziston. Ai është i demoralizuar. Është në një situatë dramatike dëshpëruese.

Administrata nuk i shkon më Edi Ramës në takime dhe detyrohen të nxjerrin nxënësit. Kjo është braktisja", tha Noka. 

 

 

Të fundit