Flash News

Ditari i Opozitës

"Ka një listë shumë të gjatë", Harxhi: Basha këto ditë po bën shumë premtime për kryetar bashkish

"Ka një listë shumë të gjatë", Harxhi: Basha

Kandidatja për kryetare e PD-së, Edith Harxhi ka deklaruar se këto ditë kryetari aktual i PD-së Lulzim Basha ka bërë shumë premtime te strukturat për kryetarë bashkish në zgjedhjet e ardhshme lokale, duke bërë një listë të gjatë, ashtu siç iu premtoi para zgjedhjeve shumë njerëzve se do i bënte ministra.

E ftuar këtë të hënë në emisionin PolitikOn në RTV Ora, Harxhi tha se Basha është përgjegjësi kryesor për humbjen sepse nuk arriti të mbledhë partinë për të bërë një strategji të mirëfilltë për të bërë të mundur që të mbronte gjithë elektoratin e djathtë nga manipulimi. Ajo tha se Basha emëroi në pika kyçe kryetarë degësh, vetëm pak ditë para zgjedhjeve, më 31 mars, dhe kjo sipas saj i solli humbjen PD sepse duhej punuar një vit para.

“Humbja e zgjedhjeve është kosto e tij personale, përgjegjës për këto humbje është ai vetë sepse nuk arriti të mbledhë partinë për të bërë një strategji të mirëfilltë që nuk mund të bëhet me një muaj për të bërë të mundur që të mbronte gjithë elektoratin e djathtë nga manipulimi aq i madh dhe ajo masakër elektorale. Mund të ishin marrë masat po të punohej një vit përpara. Ka kryetarë degjësh të cilët janë emëruar në datën 31 Mars, nëse doni ta dini, në zona kyçe të Shqipërisë, të Durrësit të paktën, apo edhe të Elbasanit. Kështu që për këtë arsye Basha e ka frikën e humbjes që kjo do t’i përmendet në çdo moment, plus që di dhe kuotat e tij aktualisht në elektoratin e djathtë. Në të gjitha strukturat e PD-së janë larguar edhe kryetarë strukturash, pavarësisht që janë bërë edhe shumë premtime këto ditë për kryetarë bashkie, ashtu siç ishin bërë premtime që ishin nja 140 ministra në listë pritjeje për zgjedhjet e ardhshme. Tani ka një listë shumë të gjatë të kryetarëve bashkish që iu është premtuar.” – tha Harxhi.

Të fundit