Flash News

Ditari i Opozitës

"Ka pasur parime që nuk i pranoja", Berisha: Basha më kërkoi koalicion me Ramën

"Ka pasur parime që nuk i pranoja", Berisha: Basha më

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se kryedemokrati Lulzim Basha i ka kërkuar koalicion me kryeministrin Edi Rama, në kohën kur të dy ruanin marrdhënie të konsoliduara.

Në një intervistë për emisionin "Drejt" në RTV Ora, Berisha tha se kërkesën e Bashës për një koalicion, e kishte refuzuar menjëherë.

"Ka patur parime të cilat ai I dinte se po ti shkelte unë nuk i pranoja. Një nga këto ishte koalicioni me Edi Ramën. Mua më është kërkuar një gjë e tillë dhe kam refuzuar në mënyrë kategorike", tha Berisha.

Ndër të tjera, ish-kryeministri foli edhe për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen më 6 mars. Berisha se është e qartë kush është PD-ja, ndërsa shtoi se Basha nuk mund të firmosë kandidatura pasi është i shkarkuar.

"Eshtë shumë e qartë se kush është Partia Demokratike. Nuk ka asnjë alternativë tjetër sepse Basha përfaqëson pengun e Ramës dhe asgjë tjetër. Basha ka bërë një anti-kuvend. Basha nuk firmos dot kandidatura. Kryetari nuk mund të thotë se nuk pa deklarimin e delegatëve që i shiti nga 1950 për 5004. Basha është një uzurpator i Edi Ramës dhe përfaqësuesi i PD-së është komisioni", u shpreh Berisha.

Të fundit