Flash News

Ditari i Opozitës

“Ka pasur takime me grupin e Alibeajt”/ Berisha hap dyert: Çdo deputet mund të kandidojë, primaret vendosin

“Ka pasur takime me grupin e Alibeajt”/ Berisha hap dyert:

Berisha para hyrjes në Parlament: Primaret do të vendosin, jo kryesia dhe as kryetari. Çdo deputet që dëshiron të kandidojë, është i ftuar të kandidojë.

Lideri i demokratëve, Sali Berisha ka dhënë një prononcim për gazetarët para hyrjes në Kuvend, ku ritheksoi se në zgjedhjet vendore, opozita do të dalë me një kandidat të vetëm. Ai tha se takimet do të vijojnë edhe ditët e ardhshme.

“Kam takuar zotin Ilir Meta dhe Petrit Vasili. Kam takuar edhe kryetarët e partive opozitare, zotin Mediu, Dule, Duka dhe Dashamir Shehi. Konstatoj që realisht po ecet drejt një kandidati të vetëm.

Unë falënderoj të gjithë bashkëbiseduesit, të gjithë aleatët për qëllimet e tyre pozitive që opozita të paraqitet në këto zgjedhje me një kandidat të vetëm.

Ndërkohë gjatë ditëve në vijim, do takoj të gjithë forcat politike që kanë pasur aktivitet elektoral, por që nuk janë në parlament. Edhe me ata do përpiqem të gjej një zgjidhje që të shkohet me një front të përbashkët”, tha Berisha.

Ky i fundit përcolli sërish një mesazh bashkimi, ndërsa deklaroi se çdo depitet mund të kandidojë. Berisha nënvizoi se nuk do të tërhiqet nga primaret.

“Çdo deputet është i ftuar të kandidojë po të dojë, dhe të inkurajojë të tjerë të kandidojë. Ju garantoj se kryesia, përveç rasteve të jashtëzakonshme, nuk do bëjë përzgjedhje eliminuese, por do jenë primaret. Do jenë primaret që do vendosin, jo kryesia dhe kryetari. Çdo deputet që dëshiron të kandidojë, është i ftuar të kandidojë”, shtoi kryedemokrati.

I pyetur për bisedime me grupin e Alibeajt, Berisha tha se janë bërë dhe do të bëhen takime, ndërsa i la dyert e komunikimit të hapura.

“Janë bërë takime dhe do bëhen takime. Zoti Paloka po merret intensivisht me këtë. Por jo vetëm ai. Janë të hapura të gjitha dyert e komunikimit. Kjo ftesa ime publike është rasti i fundit. Ne mirëpresim çdo lloj sugjerimi.

...Nuk është kjo një garë që e trajton lidershipi i PD. Kjo është një garë që e përcaktojnë primaret”, shtoi Berisha.

Të fundit