Flash News

Ditari i Opozitës

“Ka projekt, shpopullimin”, Meta nga Kavaja: Rama vjedh pronat e qytetarëve, ia jep oligarkëve

“Ka projekt, shpopullimin”, Meta nga Kavaja: Rama vjedh pronat e

Ilir Meta ishte i pranishëm në Kavajë ku zhvilloi takim me strukturat dhe banorë të këtij qyteti. Gjatë fjalës së tij përpara të pranishmëve, kryetari i Partisë së Lirisë sulmoi qeverinë teksa shtoi se edhe tërmetin e përdorën për të vjedhur pronat e qytetarëve.

“Edhe tërmetin e përdorën për të vjedhur dhe për të marrë pronat e qytetarëve. E dini historinë e banorëve në Kombinat. I piketuan që të marrin pronat e tyre për oligarkët. Një shtet anëtare e NATO-s, që aspiron për BE. Si mund të kërkojë ky votat e qytetarëve të Kavajës, ku me kukullat e tij pranuan falimentimin e ujësjellës-kanalizimit të Kavajës. A nuk e falimentuan këta Kavajën? Se vodhën dhe keqmenaxhuan qytetin.”, tha Meta.

Të fundit