Flash News

Ditari i Opozitës

“Ka reagim pozitiv ndaj opozitës”, Kryemadhi: Agresiviteti ndaj qeverisë është i madh

“Ka reagim pozitiv ndaj opozitës”, Kryemadhi: Agresiviteti ndaj

Monika Kryemadhi ka folur për fushatën elektorale, ku tha se këtë herë e sheh ndryshe pasi qytetarët janë më agresive ndaj kësaj qeverie.

E ftuar në emisionin “Log” në Panorama TV, deputetja e Partisë së Lirisë u shpreh se është e angazhuar me fushatën në Fier dhe në Tiranë, por këtë herë jo me përgjegjësitë e të qenit kryetare, ashtu si dy vite më parë.

Nëse dy vite më parë – tha Kryemadhi – behej pyetja a do fitojmë apo jo, sot thuhet a do ta rrëzojmë?

PJESË NGA INTERVISTA:

Kryemadhi: E shikoj në një hapësirë tjetër jo aq sa agresive e kam pasur kur isha kryetare. Në këtë rast jam më e fokusuar në Tiranë dhe qarkun e Fierit

Pyetje: Çfarë veçorish shihni te kjo fushatë?

Kryemadhi: Duke pasur parasysh mënyrën si ndërtohet, sjellja e zgjedhësve, rrjetet sociale, televizioni, mungesa e të pasurit opozitë në pushtet vendor. Pra shikoj një reagim pozitiv ndaj opozitës. Mund të jenë pak skeptik për momentin, por ajo që shikoj është se agresiviteti që kanë për qeverinë është me i madh. Nëse dy vjet më parë thonim a do fitojmë apo jo, tani themi a do ta rrëzojmë apo jo.

Pyetje: Fushatë politike, administrativë apo e kombinuar?

Kryemadhi: Nga ana e opozitës, shikoj një fushatë të detajuar për problemet e qytetarëve.  Ajo që shikoj nga pala tjetër është që shikoj një mungesë argumenti, shikoj vetëm fyerje dhe bullizim, bazuar në një hapësirë tjetër. Nga ana e mazhorancës shikoj një gjë pa argument.

 

Të fundit