Flash News

Ditari i Opozitës

"Ka rënë dakord me Ramën", Këlliçi: Përgjimet zbulojnë të vërtetën kush është arkitekti i vërtetë i aferave

"Ka rënë dakord me Ramën", Këlliçi:

Deputeti i PD, Belind Këlliçi deklaron se përgjimet ndaj zv.kryeministres Belinda Ballukut përbëjnë provën përfundimtare të një skeme korrupsioni të drejtuar nga maja e pushtetit.

Në një postim në Fb, ai shkruan në to përmendet hapur emri i kryeministrit si vendimmarrësi real i tenderave, duke treguar se pas aferave nuk qëndron vetëm një ministre, por një strukturë e tërë e komanduar nga Edi Rama.

Këlliçi kërkon heqjen e imunitetit, hetim të thelluar dhe përgjegjësi politike e penale deri në fund.

Postimi: 

Prova përfundimtare!

Në përgjimet e të pandehurës Belinda Balluku, përmendet haptas emri i kryeministrit si përcaktuesi i vërtetë i tenderave.

Madje edhe ajo vetë, me gjuhë rruge dhe me pakënaqësi që ngjasojnë me ato të kodit të mafias, shprehet e pakënaqur që nuk dinte zhvillimin e aferave korruptive pa dijeninë e saj.

Kjo tregon se përveç Belinda Ballukut, ka edhe një aktor tjetër akoma më të fuqishëm në vendimmarrjen për hajdutërinë ndaj Shqiptarëve. Ai është Edi Rama.

Cfarë duhet të presim më shumë?!

Heqja e imunitetit të Belinda Ballukut dhe kufizimi i mundësisë së saj për të prishur provat duhet të jetë vetëm hapi i parë.

Pashmangshmërisht, kjo duhet të pasohet nga dorëheqja dhe hetimi i thelluar, i plotë i kryeministrit të vendit.

Edi Rama Meriton fatin e Erion Veliajt dhe Belinda Ballukut, jo vetëm si bashkëpunëtor i tyre, por si kryetar i organizatës dhe shef i tyre.

Ju takon qytetarëve shqiptarë të thonë fjalën e tyre, për ta dërguar më në fund këtë hajdut të rëndomtë aty ku meriton të shkojë.

Në koshin e plehrave të historisë.

Të hënën, me datë 22 Dhjetor, të gjithë përballë kryeministrit më të korruptuar të Europës!

Të fundit