Flash News

Ditari i Opozitës

"Ka shkatërruar Tiranën", Balliu thirrje qytetarëve: Koha ta largojmë këtë kryemashtrues

"Ka shkatërruar Tiranën", Balliu thirrje qytetarëve:

Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu akuzon kryebashkiakun Erion Veliaj se ka shkatërruar Tiranën.

Në rrjetet sociale, Balliu u ka bërë thirrje qytetarëve që të martën të bashkohen në protestën e radhës përpara Bashkisë së Tiranës.

Ai shkruan se qytetarët duhet të jenë në protestë, për të larguar, siç thotë ai, hajdutët nga pushteti.

“Të martën ora 11:00 protestë kundër korrupsionit të Erion Veliajt.

Shikoni si Veliaj e ka shkatërruar qytetin e Tiranës duke pastruar paratë e drogës, me pallatet e pafundme që ai ndërton. Është koha ta largojmë këtë kryemashtrues dhe kryehajdut”, shkruan Balliu.

"Ka shkatërruar Tiranën", Balliu thirrje qytetarëve:

Të fundit