Flash News

Ditari i Opozitës

"Ka shkelur totalisht ligjin", Teliti: Asnjë nga firmat e Veliajt për inceneratorin e Tiranës nuk justifikohet

"Ka shkelur totalisht ligjin", Teliti: Asnjë nga firmat e Veliajt

Nënkryetari i këshillit bashkiak Tiranë, Dorian Teliti ka folur mbi shkeljet që sipas tij ka kryer kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili prej 10 shkurtit ndodhet në arrest me burg për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, por që ende nuk ka një akuzë ndaj tij për inceneratorin e Tiranës.

I ftuar në ‘MCN Informacion’, ai u shpreh se asnjë nga firmat e Veliajt për inceneratorin e Tiranës nuk justifikohet.

Sipas tij, këshilli bashkiak mund ti ndërpresë pagesat për inceneratorin që nuk ekziston, por kjo do ndodhte nëse PS nuk do përdorte fuqinë e kartonit dhe të hidhte poshtë propozimet e opozitës.

"Firmat e kryebashkiakut nuk justifikohen ndaj dhe kemi dalë në protesta të vazhdueshme që të mbajë papërgjegjësi, por dhe për vazhdimin e pagesave që vazhdojnë për një incenerator që nuk ekziston.

Kjo ka qenë tezë e bazuar në fakte sepse një incenerator që ka nevojë për një hapësirë, pajisje, godinë mosekzistenca e tij flet qartë për një aferë korrupsioni dhe miliona euro janë zhdukur dhe nuk dihet se ku janë.

Patjetër që këshilli bashkiak mund ti ndërpresë pagesat për inceneratorin që nuk ekziston, por PS ka 34 kartonë në këshillin bashkiak dhe ata abuzojnë me fuqinë e tyre për të hedhur poshtë çdolloj propozimi që vjen nga opozita. Fakti që është konstatuar qe incenerimi nuk ekziston, tarifa duhet të zvogëlohej, por kjo s’ka ndodhur", tha ai. 

I pyetur pse SPAK se ka akuzuar akoma Veliajn për inceneratorin, Teliti tha se për mungesë provash nuk mund të flasim pasi sipas tij mjafton nëj inspektim në terren, teksa shtoi se ai duhet të veprojë sa më shpejt për këto afera të mëdha korrupsioni.

‘Për mungesë provash nuk do e thosha sepse bëhet verifikimi në terren dhe është kaq e thjeshtë, sa i përket masave të pa marra duhet që një orë e më parë ta vendosë para drejtësisë për aferat e mëdha për të cilat është akuzuar nga pala jonë që janë inceneratori apo afera 5D.

Ai duhet të mbajë përgjegjësi për aferat e mëdha dhe të tregojë se ku janë ato para që të kthehen në arkën e bashkisë së Tiranës. Veliaj ka marrë kompetencat e këshillit bashkiak për ndërtimin e inceneratorit dhe me këtë shkresë ka shkelur totalisht ligjin", tha Teliti. 

Të fundit