Flash News

Ditari i Opozitës

Kabineti i ri qeveritar, Balliu: Opozita ka nevojë të bëjë protesta, jo mitingje

Kabineti i ri qeveritar, Balliu: Opozita ka nevojë të bëjë

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka deklaruar sot se zgjedhjet vendore të 11 majit përbëjnë një “masakër elektorale”, duke akuzuar qeverinë dhe Partinë Socialiste për manipulim të rezultatit dhe shkelje flagrante të procesit zgjedhor.

I ftuar në një intervistë për News24, Balliu theksoi se opozita do të vazhdojë aksionin e saj politik si brenda parlamentit ashtu edhe në nivel ndërkombëtar, për të denoncuar – sipas tij – deformimin e vullnetit të qytetarëve.

Balliu tha se qytetarët nuk i perceptojnë mitingjet si një mjet efektiv për të shprehur pakënaqësitë. Për këtë arsye ai deklaroi se opozita dhe qytetarët kanë nevojë për protesta.

“Opozita ka nevojë të bëjë protesta, jo mitingje …Kur një qeveri nuk lejon zgjedhje dhe vjen në pushtet si rezultat i aferave dhe lidhjeve me krimin, ajo i përgjigjet nevojave jo të qytetarëve, por të bandave,” tha Balliu.

Të fundit