Flash News

Ditari i Opozitës

Kadilli: Basha bëri dy gabime me LSI-në, shpalli luftë për të dalë i pastër

Kadilli: Basha bëri dy gabime me LSI-në, shpalli luftë për

Ish-kandidati për kreun e PD-së dhe njëherazi nismëtari i ‘Ide’, Fatbardh Kadilli, tregoi në ‘Politiko’ dy gabimet që Lulzim Basha ka bërë me LSI-në.

Sipas Kadillit, Basha është afruar me LSI-në në n jë moment që nuk duhej ta bënte pasi fillimisht i duhej të përcaktonte rolin e opozitës.

“Ai e shpalli luftën për t’u projektuar si i pastër. Parashtroi ‘Trekëndëshin e Bermudës’ dhe në këtë moment i duhet çdo mjet për t’u distancuar. Sa i përket negociatës unë nuk kam qenë pjesë e bisedës. Mos shohim çfarë është biseduar. Basha bëri dy gabime me LSI-në. E para është afruar kur s’duhej të afrohej dhe i ka sulmuar në vitin 2017. Pastaj i afrohet në kohën kur do duhet të vetëpërcaktonte opozitën. Dhe atëherë kur duhej aleanca dhe ti e prishe. Pra u afrua kur nuk duhej dhe u largua kur nuk duhej”, deklaroi Kadilli.

Të fundit