Ditari i Opozitës

Kadilli: Basha cikël i mbyllur edhe pse u investua nga Berisha, Majlinda Bregu më efektivja

Kadilli: Basha cikël i mbyllur edhe pse u investua nga Berisha, Majlinda

Kandidati për garën në krye të PD-së në zgjedhjet e 13 Qershorit, Fatbardh Kadilli deklaron se kreu i PD Lulzim Basha ka qenë figura më e investuar në PD.

I ftuar në emisionin “Opinion, e konsideroi Bashën një cikël të mbyllur, ndërsa komentoi humbjen e PD në zgjedhjet e 25 prillit.

Pjesë nga biseda në studio:

Fevziu: A i ka humbur PD zgjedhjet?

Kadilli: Natyrisht i ka humbur dhe është eksperimenti i parë në politikë, që një forcë është për herë të tretë në pushtet. Blerja e votës ishte problem, por rezultati është humbje.

Fevziu: Çfarë mendimi keni për Bashën?

Kadilli: Në të dy katërvjeçarët ka përsëritur vetveten. Cikël i mbyllur edhe pse ishte figura më e investuar, i është dhënë çdo gjë.

Fevziu: Nga kush është investuar?

Kadilli: Nga Berisha fillimisht. Dhe investimi nuk nisi në 2013, investimi ishte që ju dha çdo lloj ministrie. U investua më shumë se të tjerët, Majlinda Bregu ka qenë më efektive.

 

 

Të fundit