Flash News

Ditari i Opozitës

Kadilli: Basha nuk ka besueshmëri në PD, Berisha politikani më i zoti në 100 vjet

Kadilli: Basha nuk ka besueshmëri në PD, Berisha politikani më i

Basha nuk kishte besueshmëri në Partinë Demokratike, kurse për Sali Berishën kanë nostalgji, sikurse ka për Enver Hoxhën. Kështu u përgjigj ish-kandidati për kreun e PD-së Fatbardh Kadilli, kur u pyet nëq A2 CNN pse u braktis Lulzim Basha nga demokratët dhe jo Sali Berisha që është shpallur non grata nga SHBA.

“Braktisja e Bashës ishte lehtë se është njeriu më i pabesueshëm, në thelb nuk është asnjëherë mbështetja e dikujt Amerika që të bën politikan, po besueshmëria për njerëzit e tu dhe nëse nuk je për të tutë, nuk je për ndërkombëtarët. Partneriteti me kolegët e tu, anëtarët, votuesit e tu është ajo që provohesh a je partner. Këtë problem ka patur Basha nuk ka patur besueshmëri në parti për të  se ishte i preferuari i Berishës. Kurse për Berishën ka nostalgji në PD, sikurse ka për Enver Hoxhën, se ka njerëz që e kanë parë jetën përmes Berishës. Demokratë që kanë nostalgji për momentet e lumtura kur Berisha ishte në pushtet”, tha Kadilli. 

Ai shton se Berisha është politikani më i zoti në 100 vjet, por jo më i miri.

Që nga 1992 PD fa fituar vetëm 2 pikë nga PS, dhe që atëherë nuk ka patur asnjë fitore si sigël. Na ka pa zoti në 2005 që u çmend Fatos Nano,  u nda me të vetët, se kandidatët e të majtës bashkë kishin 10% diferencë. Për mua, Berisha ka qenë politikani më i zoti shqiptar në 100 vjet, brilant, por jo më i miri”, tha Kadilli.

 

 

 

Të fundit