Flash News

Ditari i Opozitës

Kadilli: Basha si Ramiz Alia, nëse zgjidhem kryetar për 100 ditë PD-në e vendos në shina

Kadilli: Basha si Ramiz Alia, nëse zgjidhem kryetar për 100 ditë

Kandidati për kryetar të PD, Fatbardh Kadilli ka deklaruar se nëse zgjidhet në krye të PD-së do i mjaftonin vetëm 100 ditë për të strukturuar partinë.

Do të më duheshin vetëm 100 ditë për të strukturuar partinë. Në momentin që shpall qeverinë në hije lidh kualitetet njerëzore për të shkuar drejt një gare nesër” tha  Kadilli në një intervistë në ABC, ndërsa kritikoi mënyrën e drejtimit të PD nga kreu aktual, Lulzim Basha.

Pse duhet të vazhdojmë në traditën e një lideri që nuk shkulet? Nuk duhet të jemi të obsesuar me individualitetin e liderit. Cdo lider ka të mirat dhe të këqijat e veta. Njeriu lëviz, partia mbetet. Kemi pasur një lider shumë të fortë. Politikani mbase më i talentuar në historinë e shtetit shqiptar, zoti Berisha.  

Nuk kam adhurim për Berishën, por respekt për zotësinë e tij, ishte i fortë, e mbante partinë të tonizuar, por të vogël, asnjëherë PD nuk ka dalë forcë e parë edhe në drejtimin e tij. Edhe në vitin më të mirë në 2009, kemi qenë 10 mijë vota poshtë PS-së. Pse? Sepse ishim të obsesuar me liderin.

E majta e ka filluar me Ramiz Alinë, kur këtej kishim Sali Berishën, dhe sot gati me Erion Velinë, kur ne akoma jemi te Ramiz Alia jonë, te Lulzim Basha, i pazoti për të menaxhuar cdo gjë. Ajo që e bën të madhe PD-në është sa e përthith shoqërinë”, tha Kadilli.

Në garë për postin e kryetarit të PD-së janë edhe Lulzim Basha, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj.

Të fundit