Flash News

Ditari i Opozitës

Kadilli: Basha të sqarojë çdo hije dyshimi për përfitime financiare, po jep tituj pa kufi në PD

Kadilli: Basha të sqarojë çdo hije dyshimi për

Anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli shprehet se kryedemokrati Lulzim Basha, përveç veprimet politike në krye të selisë blu, duhet të japë llogari edhe për lakimet e emrit të tij për përfitime financiare. Sipas Kadillit, çdo hije dyshimi që ngrihet për liderin demokrat i bën dëm opozitës.

“Ajo që është më e rëndësishme është që lideri i opozitës dhe figurat e saj duhet te jenë të pastra 100 % dhe të kujdeset në çdo veprim të jetës së tyre publike dhe të jenë larg konfliktit të interesit dhe përftimit te vërtet dhe aparent, një lider opozite duhet të jap mesazhin e vërtetësisë dhe të pastërtisë politike e financiare apo të konflikti të interesave. Sa here ngrihet një hije dyshimi i kemi bërë dëm opozitës, ne duhet të jemi të pastër para publikut, nuk është vetëm një ngjarje dhe Basha ka disa akuza të shpeshta dhe Basha duhet të sqarojë publikun dhe po se besuan atë të ndershëm nuk e konkurron dot Ramën në korrupsion”, tha Kadilli në Report tv.

Kadilli akuzon Bashën se po jep tituj e funksion pa kufij në Partinë Demokratike, ashtu sikurse Meta në Presidencë duke dhënë dekorata pa kufij.

“Demokratizimi i partisë nuk bëhet duke shtuar anëtarësinë apo dhe poste dhe dekorata duke shtuar ofiqet emërton dhe jep tituj njerëzve në PD, si presidenti që jep dekorata pa kufij. Por partia nuk ka nevojë për tituj dhe dekorata, por ka nevojë për frymëzim dhe moral politik”, tha anëtari i Kryesisë së PD-së.

Kadilli përsëriti thirrjen për një PD më të madhe se kryetari dhe për hapjen e partisë më të madhe opozitare, në prag të mbetjes së Kuvendit Kombëtar të PD. Në lidhje me rrëzimin e propozimeve të tij nga Komisioni Statutor, Kadilli tha se ai doli jashtë mandatit dhe i dha të drejtën vetes të mbyll debatin politik.

“Komisioni statusor jep mendim dhe opinion dhe nuk heq propozime në emër të kryesisë. I takon Kryesisë të marrë në konsideratë propozimet. Por Komisioni i jep të drejtën vetes të mbyll debatin politik. Ajo që mund të them për komisionin është se ka kapërcyer mandatin e vetë politik”, tha Kadilli.

Të fundit