Flash News

Ditari i Opozitës

Kadilli depoziton propozimet për ndryshime statutore: Të çmontohet monopoli që ka kryetari i partisë

Kadilli depoziton propozimet për ndryshime statutore: Të
Fatbardh Kadilli

Anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli ka depozituar sot propozimet e tij për ndryshime statutore.

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, Kadilli tha se duhet çmontuar monopoli që ka kryetari i partisë mbi anëtarësinë.

Ai tha se në ndryshimet që ka propozuar synojnë t'i japin forcë votës së anëtarësisë, si dhe i japin mundësinë çdokujt për të ndërmarrë iniciativa.

“Janë shumë ndryshime statutore. Synimi i tyre është çmontimi i monopolit që ka kryetari i partisë mbi anëtarësinë. Vendosja e primareve që i jep forcë anëtarit dhe votës së tij dhe jo vulës së kryetarit.

Dhe ndryshimet të tjera që e bëjnë fleksibël strukturën tonë, e bëjnë të tillë që çdokush mund të ndërmarrë iniciativën”, u shpreh Kadilli.

Lidhur me analizën që po bëhet në selinë blu pas humbjes së zgjedhjeve, Kadilli tha se nuk e sheh si fushatë spastrimi. Ai shtoi se bashkjetesa politike nuk është përgjegjësi vetëm e kryetarit, por e gjithë partisë.

“Nuk besoj se do ketë frymë spastrimi. Është përgjegjësi jo vetëm e kryetarit po e gjithë partisë për të treguar se duhet të bashkëjetojmë politikisht ku çdo mendim sado i ndryshëm duhet të jetë në parti. Është përgjegjësi e të gjithë anëtarësisë të tregojë aftësi për të bashkëjetuar. PD e ka marrë mesazhin që duhet të jetë më e madhe se kryetari për të frymëzuar”, u shpreh Kadilli.

Anëtarët e PD kanë të drejtë t’i propozojnë ndryshimet e statutit brenda datës 10 korrik. Më pas ato do të analizohen nga komisioni statutor i përbërë nga 9 anëtarë dhe do të kalojnë për miratim në Kuvendit Kombëtar, që do të mblidhet me 17 korrik.

Ky i fundit së bashku me Edith Harxhin dhe Agron Shehajn kaniduan në zgjedhjet për kryetarin e ri të PD, por fitues doli sërish Lulzim Basha. Garuesit ngritën pretendime për zgjedhje jo të lira.

Të fundit