Flash News

Ditari i Opozitës

Kadilli në njësinë 9 në Tiranë: Basha e ka provuar veten që nuk ka fituar asnjë garë

Kadilli në njësinë 9 në Tiranë: Basha e ka provuar

Kandidati për kryetar të PD-së, Fatbardh Kadilli hodhi sërish akuza për kreun aktual të PD, Lulzim Basha duke e cilësuar si një lider që nuk fiton dot asnjë garë.

“Basha doli dhe tha se vullneti i popullit është në kuti dhe janë numëruar të majtat, tani do numërohen të djathtat. Po ti që e dije se janë ca të majta ca të djathta, pse nuk e dije se çfarë ka në kuti? Vetëm për këtë paaftësi nuk duhej të dilte nga shtëpia ca ditë nga turpi.

Të shkëpusni vëmendjen nga një lider nuk është e lehtë, por a keni dëshirë të mbani liderin, apo të fitoni.

Ky lider e ka provuar veten që nuk ka fituar asnjë garë. Tani del dhe na thotë ‘Rama nuk do që të jem unë në krye të PD’, ça sikleti ka Rama me këtë? E ka mundur sa herë ka pasur qejf”, tha Kadilli ndërsa ka zhvilluar një takim me demokratët e degës 9 në Tiranë.

  

 

Të fundit