Flash News

Ditari i Opozitës

Kadilli pas mbledhjes së Kryesisë: Ekziston gatishmëria për ringritje, ndryshimet në Statut të bëhen realitet në Kuvendin Kombëtar

Kadilli pas mbledhjes së Kryesisë: Ekziston gatishmëria për

Ka përfunduar para pak minutash mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, e cila ka miratur në fund dhe pikën ku Kuvendi Kombëtar që mbahet më 17 korrik të ketë mundësinë të shqyrtojë çdo propozim që mund të sillet për ndryshimet  statutore të PD.

Anëtari i kryesisë, Fatbardh Kadilli, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes tha se shpreson që ndryshimet në Statut të bëhen realitet që më 17 korrik në Kuvendin Kombëtar. Sipas tij, Partia Demokratike ka nevojë për ndryshim rrënjësor, jo vetëm në statut, por dhe në mendësi dhe frymë.

"Për çdo kauzë që vjen, për ti kthyer në mekanizma që ftojnë iniciativa jashtë partiake, dhe përcaktimin e kauzave.

Rishikimi i Kodit Zgjedhor, Ksuhtetutës, ndarjes territorial administrative, Reformës në Drejtësi. Komunikimin me Kryesinë dhe stukturat. Shpresoj që ndryshimet statutore të bëhen realitet që në Kuvendin Kombëtar. Do të duhet një frymë, ndryshim mendësie, ndryshimi rrënjësor nuk është vetëm ndryshim në statut.

Është një legjislaturë që fillon pavarësisht të Kryesisë së PD. Do të jemi një forcë politike në institucion. Këto janë sfida të mëdha politike që duhet të impenjohet gjithë forca jonë. Ekziston gatishmëria për të ringritur. Momentet e vështira duhen parë si momente shprese dhe ndryshimi. Shpresoj në ndryshime të thella." - tha Kadilli.

 

Të fundit