Kadilli prezanton nismën e re "Iniciativa Demokratike", fton demokratët dhe qytetarët; çfarë parashikon iDE

Ish-kandidati për kryetari i PD, Fatbardh Kadilli ka prezantuar sot forumin e ri brenda PD, të cilin e ka quajtur "Iniciativa Demokratike"( iDE). Kadilli ka deklaruar për mediat se motoja e tij mbetet një PD e pastër, e hapur, e bashkuar dhe fituese.
Ai thotë se iDE është propozimi që ai iu bën sot demokratëve, në një kohë që situata në PD nuk është e mirë. Opozitarizmi dhe puna për qytetarët jane filozofia e kësaj nisme, sipas tij.
"Grindja e brendshme, kriza e rëndë politike, përplasja mes dy kryetarëve po shpenzon energji, po bjerr moralin tonë politik dhe ka nxjerrë jashtë misionit të saj opozitar PD.
Ne besojmë se asnjëra palë nuk jep zgjidhje të qëndrueshme. Nuk janë zgjidhja as për PD dhe as për të ndërtuar opozitë të pastër. Asnjëri nuk bashkon, nuk forcon, nuk na shton, nuk fiton. Nuk jep një fokus të qartë e të vërtetë opozitar. Një alternativë konkuruese. Pikërisht tek krijimi i alternativës qëndron propozimi ynë. Ne kemi marrë përgjegjësitë tona", tha Kadilli.
Ky i fundit shtoi se me forumin e ri kërkon të bëjë opozitë përballë qeverisë Rama. Sipas Kadillit, kjo lëvizje e re do të ketë propozime të besueshme dhe do të ngjallë shpresë.
Gjithashtu bëri me dije se "Iniciativa Demokratike" është në përputhje me statutin e PD dhe do të veprojë në të gjithë vendin. iDE, sipas Kadillit, do të thotë ballafaqime mendimesh, ndërsa ftoi këdo që ka një qëndrim të bëhet pjesë e kësaj iniciative.
Ai tha se kjo strukturë do të përbëhet nga politikanë me përvojë, por dhe nga njerëz të rinj që kanë dëshirë të japin kontributin e tyre. Kadilli deklaroi se iDE është më e gjerë se anëtarët e PD dhe se është një ftesë për çdo demokrat që nuk është PD-ist dhe për çdo qytetar që nuk është demokrat.
Gjithashtu u shpreh se iDE do të bëjë politikë që sjell dobi për qytetarin. Lartësimi i familjes, ligjshmëria, prona private, tregu dhe meritokracia do të jenë fokusi i saj.
"Do të bëjmë opozitë. Një opozitë të re. Përballë pushtetit abuziv të Ramës, ne do të vijmë si një opozitë e pastër, opozitë konkuruese, opozitë që ngjall shpresë. Kjo opozitë e re do ketë propozime të besueshme, nga njerëz të besueshëm, në dobi të vendit.
Në përputhje të plotë me statutin e PD, ne sot shpallim krijimin e iniciativës demokratike si strukturë e PD-së jo mbi baza territoriale por sociale, profesionale, politike. Me shtrirje dhe veprim në gjithë territorin.
Ne sjellim ide. Në iDE ballafaqohen ide. Kush ka ide, vjen në iDE. Me mendim të ri politik, me sfida të vërteta politike, me aksion të njëmendtë politik. Për beteja politike thelbësore, programore dhe jo beteja rastësore.
iDE do të mobilizojë energjitë dhe talentin e pashfrytëzuar të demokrateve dhe opozitarëve. Opozita nuk është ekskluzivitet i askujt. Partia edhe mund të bëhet monopol. Opozitarizmi jo!
Struktura e re, iDE është e përbërë nga politikanë me përvojë, me karrierë politike dhe administrative, por edhe njerëz të rinj, të shkëlqyer që duan të kontribuojnë
Ajo është vetvepruese. iDE është më e gjerë se anëtarët e PD. Ajo është një ftesë për çdo demokrat që nuk është PD-ist dhe për çdo qytetar që nuk është demokrat.
Tek vetveprimi, tek hapja, tek konkurenca si filozofi e jetës, si dhe tek qytetari qëndron dallimi dhe e veçanta e këtij forumi të pangjashëm deri më sot. iDE do të bëjë politikë që sjell dobi për qytetarin. Që zhvillojnë dhe lartësojnë familjen, ligjshmërinë, pronën private, tregun dhe meritokracinë", u shpreh Kadilli gjatë aktivitetit, ku prezantoi nismën e re.
Të fundit
Aksident në Kombinat, makina përplas të miturin
5 Qershor 2026, 18:33
Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?
5 Qershor 2026, 18:27
Von der Leyen: Shqipëria të ndjekë shpejt Malin e Zi
5 Qershor 2026, 18:13
Këto shenja të zodiakut do të gjejnë dashurinë në qershor!
5 Qershor 2026, 18:01
Siguri e shtuar për vizitën e Ramës në Vlorë
5 Qershor 2026, 17:46
Kuqezinjtë humbasin një vend në renditjen e FIFA-s
5 Qershor 2026, 17:32
Policia heq 14 mole detare në Ksamil
5 Qershor 2026, 17:16
Aksidentohet urbani te Gjykata e Tiranës, disa të lënduar
5 Qershor 2026, 16:56
Belgjika shqyrton shitjen e bizhuterive mbretërore për të mbushur boshllëqet në buxhet
5 Qershor 2026, 16:45
Hetimi për korrupsion në Partinë Socialiste, kryeministri mohon akuzat: Nuk kisha dijeni
5 Qershor 2026, 16:14
Deputeti socialist Klevis Jahaj paraqitet në SPAK
5 Qershor 2026, 16:01
Foto/ Qindra qytetarë i japin lamtumirën Enea Mekollit
5 Qershor 2026, 15:39
Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores
5 Qershor 2026, 15:03
Studimi: Produktet e njëjta në markete në Shqipëri janë 83% më të shtrenjta se në Europë
5 Qershor 2026, 14:53
Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec
5 Qershor 2026, 14:19
Spiropali rendit problemet e qeverisjes: Pushteti po i tejkalon institucionet
5 Qershor 2026, 13:51
Berisha: Mbështesim protestën qytetare për Zvërnecin, por PD nuk përfshihet
5 Qershor 2026, 13:29
Protesta e bukur e shëmtuar
5 Qershor 2026, 13:10
Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore
5 Qershor 2026, 12:25
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve
5 Qershor 2026, 11:38
Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet sërish në SPAK
5 Qershor 2026, 11:02
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot
5 Qershor 2026, 09:49
Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë
5 Qershor 2026, 09:37
Dy makina përplasen në aksin Kardhiq–Delvinë, një i vdekur e 3 të plagosur
5 Qershor 2026, 08:35
Me alternime vranësirash, si parashikohet moti për sot
5 Qershor 2026, 08:20
Udhëkryqi që sjell protesta për Zvërnecin: Nga do t’ia mbajë Shqipëria
5 Qershor 2026, 08:09
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
5 Qershor 2026, 07:57
Hasimja: Shqipëria po humb një shans historik për integrimin në BE
4 Qershor 2026, 22:57
Senati amerikan miraton Eric Wendt për postin e ambasadorit të SHBA në Shqipëri
4 Qershor 2026, 22:30
Gazetarja: 43-vjeçari që vrau policin në Maliq ka qenë pjesë e forcave Komando
4 Qershor 2026, 22:10
Andoni Iraola është zyrtarisht trajneri i Liverpool
4 Qershor 2026, 20:52
U vra në krye të detyrës, familja refuzon varrimin e efektivit në Varrezat e Dëshmorëve
4 Qershor 2026, 20:26
Dridhet aeroporti i Vlorës/ Qeveria i vë gjobë 3 milionë lekë koncesionarit për vonesat
4 Qershor 2026, 19:18
BE do të japë 116 milionë dollarë ndihmë për ushtrinë libaneze
4 Qershor 2026, 18:12
Rrëzohet avioni në Kroaci, të paktën 4 persona të vdekur
4 Qershor 2026, 16:31
Berisha: Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi nga Berati
4 Qershor 2026, 16:26
Minatorët e Bulqizës vijojnë bojkotin e punës, kërkojnë rritje pagash
4 Qershor 2026, 16:17
Vrasja e efektivit në Maliq, shoqërohet në polici nëna e autorit të dyshuar
4 Qershor 2026, 16:06
Ish-shefi i policisë malazeze ndalohet të hyjë në Serbi
4 Qershor 2026, 16:05
Berisha në Kuvend: Zvërneci po jepet pa transparencë, Rama fshihet nga përgjegjësia
4 Qershor 2026, 15:55
Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga ambientet e SPAK, ‘kyç’ gojën për mediat
4 Qershor 2026, 15:17
Momenti kur Gjesti hyn i armatosur në zyrat e shtëpisë diskografike
4 Qershor 2026, 15:03
Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
4 Qershor 2026, 14:33
Shalqiri, aleati i zemrës në verë
4 Qershor 2026, 13:56
Bordi vijon “ping pong” me çmimet e karburanteve, rritet sërish nafta
4 Qershor 2026, 13:39
Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!
4 Qershor 2026, 13:21
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
4 Qershor 2026, 13:14
Makina përfundon në kanal, banorët shpëtojnë babë e bir
4 Qershor 2026, 12:55
Berisha: Mbështesim çdo protestë, por nuk marrim autorësi, Rama mos bëjë anti-miting
4 Qershor 2026, 12:46
SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë
4 Qershor 2026, 12:39
Berisha flet jashtë Kuvendit: Kryeministri po shmang interpelancat, shkel Kushtetutën
4 Qershor 2026, 12:26
Video/ Pamje nga vendi i ngjarjes ku u vra polici në Maliq
4 Qershor 2026, 11:52
"Po i bëhet presion administratës", Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë
4 Qershor 2026, 11:33
Efektivi i plagosur në Korçë mbërrin te Trauma, ka marrë plagë në nofull dhe qafë
4 Qershor 2026, 11:26
SPAK troket te Igli Tare, ish-futbollisti përfshihet në dosjen Balluku
4 Qershor 2026, 11:16
Katër mënyra si manipulohet vëmendja jote
4 Qershor 2026, 10:52
"Po betonizoni Shqipërinë", Zhupa kërkon interpelancë urgjente me ministrin e Mjedisit
4 Qershor 2026, 10:48
Vrasja e policit, reagon Bardhi: I tronditur, dënoj me forcë aktin e rëndë
4 Qershor 2026, 10:30
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektivin e vrarë në Maliq
4 Qershor 2026, 10:25
Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det në Lezhë
4 Qershor 2026, 09:44
Çfarë po përpiqet t'ju tregojë në të vërtetë ankthi
4 Qershor 2026, 09:24
Kush është efektivi që mbeti i vrarë në Korçë? Del foto e autorit të ngjarjes
4 Qershor 2026, 09:13