Flash News

Ditari i Opozitës

Kadilli: Që të ikë Berisha duhet të largohet Basha, kriza buron nga vendimi për të mos lëshuar karrigen

Kadilli: Që të ikë Berisha duhet të largohet Basha, kriza

Ish-kandidati për kryetar i PD, Fatbardh Kadilli thotë se demokratët e dinë që Lulzim Basha është problemi i tyre më i madh dhe se rruga e vetme që ata shohin pa ta larguar është të mbështesin Berishën.

Ai shton se ata që duan të largojnë ish-kryeministrin Sali Berisha, më parë duhet të heqin Bashën. Kadilli thekson se pa u larguar Basha, nuk ikën as Berisha.

Sipas tij, kriza në PD buron nga vendimi i kryedemokratit për të mos lënë drejtimin e partisë. Kadilli shton se të gjitha veprimet e Bashës pas humbjes së zgjedhjeve janë pretekst për të mbajtur karrigen.

Ai thotë se nëse Basha largohet, demokratët do të kuptojnë që as Berisha nuk iu sjell dot fitoren dhe se më pas do të kërkojnë një zgjidhje të vërtetë për të ardhmen e partisë.

"Kriza në PD buron nga vendimi i Bashës për të mos lëshuar karriken. Të gjitha veprimet e tij pas humbjes janë bërë vetëm si pretekst për të justifikuar mbajtjen skandaloze të karrikes dhe jo për parime.

Shumica e atyre që mbështetin Berishën sot, nuk e bëjnë nga dashuria për Berishën, por nga urrejtja për Bashën.  Ata që duan të largojnë Berishën kanë vetëm një mënyrë: të largojnë Bashën. Po nuk iku Basha nuk ikën Berisha", shkruan ndër të tjera në një postim Kadilli.

Të fundit